Barcelona dhe Atletico Madrid do të përballen nesër me fillim nga ora 16:15.
Kjo do të jetë një nga ndeshjet vendimtare për titullin e La Ligas, shkruan GazetaBlic.
Skuadra nga kryeqyteti është lidere e La Ligas me 76 pikë, ndërsa Barcelona dhe Real Madrid kanë nga 74 pikë secila respektivisht.
Mirëpo, trajneri Koeman ka dashur që të largojë presionin dhe nuk i ka dhënë epitetin e ndeshjes vendimtare.
“Gjatë një sezoni ndodhin shumë gjëra, sikurse pozitive ashtu edhe negative. Ne jemi rikuperuar shumë gjatë muajve të fundit. Tani e kuptoj që kjo ditë mund të jetë një hap i rëndësishëm. Duhet të jemi shumë gati për këtë ndeshje”, ka thënë ai.
“Jemi dy skuadra shumë të mira që luftojmë edhe kundër dy skuadrave të tjera. Secili klub ka mënyrën e tij të lojës, nuk mund të krahasohemi”.
“Nuk mendoj se rezultati i ndeshjes së nesërme do të jetë vendimtar. I rëndësishëm po, mirëpo jo vendimtar” përfundoi Koeman.
/GazetaBlic/


