Sipas La Gazzetta dello Sport, Napoli mund të shesë Kalidou Koulibaly për 50 milion € në verë me Liverpool, Barcelona dhe dy klubet e Manchesterit të interesuara për të.
Kontrata e reprezentuesit senegalez përfundon në qershorin e vitit 2023 dhe Presidenti i kësaj skuadre, Aurelio De Laurentiis mund të pajtohet ta shes atë për 50 milion € në verë, përcjell GazetaBlic.
De Laurentiis zbuloi se ai kishte refuzuar një ofertë prej 100 milion € në 2019, por kjo ishte para pandemisë dhe çmimi i mbrojtësit tani ishte ulur.
Sipas raportit, çmimi i kërkuar është në rrethin prej 60 milion €, por Presidenti i Napolit përfundimisht mund ta shesë 29-vjeçarin për një tarifë më të ulët.
Mbrojtësi është i etur të largohet nga Stadio Maradona me Barcelonën, Liverpool, Manchester United dhe City thuhet se janë të interesuar të mirëpresin shërbimet e tij.
Mbetet të shihet nëse Kouliably do të ndryshojë mendje nëse Napoli arrin të kualifikohet në Champions League këtë sezon.
Skuadra e Gennaro Gattuso është e pesta në tabelën e Serie A, vetëm dy pikë prapa Atalanta, Milan dhe Juventus, të cilët janë në nivelin e pikëve në vendin e dytë.
/GazetaBlic/


