Lajme

Kurti priti në takim kryetarin e Athinës, merr mbështetje nga Greqia për procesin e liberalizimit të vizave

05/07/2021 11:07
nga:Y I

Kryeministri Kurti së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë pritur në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis, raporton Gazeta Blic.

Bakoyannis ripërsëriti se Greqia do ta mbështesë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, priti në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis, i cili e përgëzoi për zgjedhjen kryeministër dhe për stabilitetin që ka sjellë në vend fitorja në zgjedhje.

Kryeministri Kurti e vlerësoi nivelin aktual të marrëdhënieve me Greqinë, veçanërisht me Athinën, dhe shprehu interesin që të zgjerohet edhe më tej ky bashkëpunim.

Kryetari Bakoyannis shprehu bindjen se zbatimi i reformave të nevojshme në Kosovë, në përputhje me rekomandimet e BE-së, do të fuqizojë perspektivën evropiane të Kosovës. Ai përsëriti mbështetjen e Greqisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

U bisedua për gjendjen në ballafaqim me pandeminë COVID-19, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe popujt.