Sporti

Arben Zeqiri për hetimet e UEFA-s: Duhet të ketë fakte në lidhje me akuzat për kurdisje, kjo gjë do të ishte fatale për shtetin tonë

05/07/2021 11:14
nga:Mergim Rreci

Sipas disa informacioneve ende të pakonfirmuara, UEFA i ka dërguar një letër Federatës së Futbollit të Kosovës duke e informuar që është duke i hetuar tri skuadra për kurdisje të mundshme të rezultateve.

UEFA ka nisur hetimet për shkak të lëvizjeve të shpeshta në baste që kanë parë, raportoi dje Indeksonline dhe se kjo gjë mund të përcjellet me dënime të rënda nëse vërtetohen me fakte.

Në lidhje me këtë gjë për GazetaBlic Sport është pronocuar analisti i mirënjohur i futbollit kosovar, Arben Zeqiri.

Zeqiri tha se uron që këto të jenë vetëm dyshime, sepse do të prishej edhe imazhi i tërë shtetit e lëre më i futbollit tonë. Ai poashtu tha duhet që ofrohen fakte e jo vetëm të flitet pa bazë.

Uroj të jenë vetëm dyshime, sepse nëse gjejnë fakte do të jetë fatale për shtetin tonë në përgjithësi e jo vetëm per imazhin e futbollit që vetëm para 5 viteve jemi pranuar në UEFA e FIFA. Le të ofrojnë fakte të gjithë ata që po flasin për parregullsitë e kurdisjet e mos të llomotisin kot e kot” tha fillimisht Zeqiri për GazetaBlic Sport.

Më pas ai pati edhe një mesazh për deklaratat që po bëhen pas ndeshjeve nga akterët e klubeve të caktuara.

Vetëm kush ofron fakte për të tilla gjëra do të jenë të bazuara deklaratat e tyre dhe opinionet në lidhje me ketë dukuri e fenomene të shumpërfolura në futbollin ballkanas në tërësi. Klubet ose eventualisht trajnerët mos të akuzojnë pa bazë, duke i arsyetu mossukseset e mosrezultatet, madje duke iu adresuar ankesa institucioneve më të larta shtetrore. Po flitet që po hetohen tri skuadra dhe nëse vetëm edhe dy nga ato shtohen i bie që do të ishte 50% e Superligës, kështu që ajo do të anulohej dhe nuk do të lejohen klubet që të marrin pjesë për 5 vjet në garat evropiane” përfundoi Zeqiri.

Krejt në fund, Zeqiri tha poashtu që ata kanë fakte duhet të drejtohen tek Prokuroria dhe se këto gjëra të rregullohen brenda vendit tonë.

Faktet duhet të dorëzohen në Prokurori dhe këto gjëra duhet të parandalohen këtu brenda vendit tonë. Ne nuk është mirë që të merremi me deklarata të tilla që krijojnë impakt të tilllë jashtë vendit, sepse e dëmtojnë në mënyrë direkte futbollin tonë. Këto gjëra më së shumti përshtati i shkojnë armikut tonë të përbetuar, i cili bën “dasëm” kur sheh gjëra të tilla që na ndodhin“, përfundoi Zeqiri.

/GazetaBlic/