Showtime

“Ëndërr e realizuar”, kush është këngëtarja e famshme që do të prezantojë “Këngën Magjike”, krah Ardit Gjebreas

05/07/2021 08:49
nga:Y I

Këtë vit këngëtarja shqiptare që do të prezantojë ‘Këngën Magjike’ së bashku me Ardit Gjebrean do të jetë Marsela Çibukaj.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë moderatori në rrjetin e tij social ‘instagram’.

Ai ka postuar një foto me këngëtaren e famshme me mbishkrimin “Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021! Marsela Çibukaj, mbi të gjitha artiste!

Këngëtarja e ka shpërndarë postimin në profilin e saj dhe ka shkruajtur: Një ëndërr që realizohet! Një privilegj dhe një emocion unik. Do të jetë vërtetë plot magji për mua kjo kënga magjike 2021 ka shkruar ajo.