Skuadra e Serisë B, Cittadella është në shok pasi mesfushori Christian D’Urso po hetohet për vrasje në vdekjen e një anëtari të stafit.
Sipas gazetës Il Gazzettino, incidenti ndodhi më 23 Prill, por 77-vjeçari Lino Simonetto vdiq në spital pas gjashtë ditësh, përcjell GazetaBlic.
Është raportuar se mesfushori 23-vjeçar D’Urso ishte në timon kur makina e tij goditi biçikletën e Simonetto afër fushës së stërvitjes.
Pas vdekjes së Simonetto, D’Urso po hetohet për vrasjen e tij.
Cittadella lëshoi një deklaratë që shprehte trishtimin e tyre të thellë për vdekjen e Simonetto, por nuk përmendi fare D’Urso.
D’Urso është një ish produkt i të rinjve Romë i cili bëri 30 paraqitje në Serie B këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë dy asistime.
/GazetaBlic/


