Vedat Muriqi erdhi me shumë bujë te ekipi i Lazios pasi kishte shkëlqyer me Fenerbacen në Turqi.
I provuar në një ekip të njohur të Evropës, pritshmëritë ishin të mëdha për të në Serinë A. Megjithatë afrimi te kryeqytetasit italian nuk doli ashtu siç pritej.
Pavarësisht krahasimeve të shumta që erdhën me Zlatan Ibrahimoviç në nisjen e këtij sezoni, Muriqi nuk arriti për asnjë moment që t’i afrohej suedezit. Këtë e ka bërë vetëm së fundmi në bazë të renditjes që ka nxjerrë Calciomercato, por atje bëhet fjalë vetëm për peshën.
Vedat Muriqi është në pesë lojtarët që peshojnë më tepër në Serinë A. Sulmuesi shqiptar peshon 92 kg dhe është në listën me emra si Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku.
Lojtarët që peshojnë më shumë në Serinë A
Vedat Muriqi 92 kile
Audano Soumaoro 93 kile
Romelu Lukaku 94 kile
Zlatan Ibrahimovic 95 kile
Antonio Donaruma 96 kile


