Lajme

Besian Mustafa rikthen në kujtesë deklaratën e VV-së: “Pse me pagu rrymën në veri për ata që na i vrasin vëllezërit”

05/06/2021 23:21
nga:Q R

Ish-ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka sjell në kujtesë një deklaratë të Vetëvendosjes kur thonin që nuk duhet të ndahen mjete për të mbuluar shpenzimet e energjisë elektrike në veri të vendit.

“’Pse me pagu rrymën në veri për ata që na i vrasin vëllezërit?’ thonin dikur, e sot i paguan 11 milion. Më mirë 11 milion euro për rrymë apo për vaksina?”, ka shkruar Mustafa.

Qeveria Kurti ka vendosur që të ndajë mjete financiare për shpenzimin e energjisë elektrikë në veri të vendit, me një vendim të miratuar sot në Kuvendin e Kosovës. Vendimi u miratua me votat e deputetëve të shumicës së LVV-së në pushtet.

Një vendim të njëjtë, Qeveria Kurti e kishte nxjerrë edhe në mandatin e parë qeverisës.

Insajderi kishte raportuar në muajin prill të vitit të kaluar mbi përfshirjen e një shume financiare të dedikuar për shpenzimet e rrymës në veri, në draft-buxhetin e përgatitur nga Qeveria Kurti I. Vendimin e kishte pohuar Ministria e Financave, e udhëhequr nga ish-ministri Besnik Bislimi.