Lajme

“Marre o kjo, me ardhë prej Gjermanisë, me marr pare prej Kosovës e m’i akuzu krejt bashkëluftëtarët e Thaçit, Veselit e të tjerëve”

05/06/2021 22:42
nga:M K

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka folur rreth përplasjes së sotme në Kuvend.

Mes shumë çështjes, ai ka kritikuar qasjen e Donika Gërvallës ndaj UÇK-së, sipas të cilit po i akuzon pa të drejtë bashkëluftëtarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve, përcjell GazetaBlic.

Madje, sipas Kastratit, është e turpshme për Gërvallën që vë vie nga Gjermania, të marr pagë nga institucionet e Kosovës e t’i fyejë bashkëluftëtarët e Thaçit, Veselit por dhe jo vetëm.

“Marre o kjo, me ardhë prej Gjermanisë, me marr pare prej taksapaguesve të Kosovës e m’i akuzu krejt bashkëluftëtarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve që janë në Hagë”, tha ndër të tjera ai në Kanal10.

LEXO EDHE:

Avokati Pallaska: Nuk ekziston asnjë arsye që Thaçi të mbahet në paraburgim

/GazetaBlic/