Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka qenë i ftuar në Intervistën e Javës në GazetaBlic.
Mes shumë çështjesh të ndara me lexuesit, ai ka folur edhe për masat e qeverisë, për të cilat kanë thënë se kanë qenë faktori kryesor i rënies së numrit të rasteve, përcjell GazetaBlic.
“Po, mendoj se masat kanë ndikuar shumë. Shpresoj që qytetarët të vazhdojnë t’i respektojnë masat si ajo e distancës dhe qëndrimit të ambiente të mbyllura. Këto masat duhet t’i respektojmë maksimalisht deri kur do të kemi një numër më të madh të të vaksinuarve”, tha ndër të tjera Sadiku.
LEXO EDHE:
3 viktima, 346 të shëruar dhe 158 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë
/GazetaBlic/