Deputeti i Partisë Demokratike, Hajdar Beqa, ka shpalosur detaje të tjera nga përleshja në Kuvend.
Ai ka thënë se ka qenë rrugës për të dalë jashtë, kur deputeti i VV-së ka shkuar prapa dhe e ka tërhjekur atë, përcjell GazetaBlic.
“Unë nuk i kam shku zotit Muzaqi. Ai më ka thënë ‘dil jashtë’, kur nuk ka të drejtë. Fizikisht më ka tërhjekur për setër. Unë kam mendu që është ndonjë roje e ndonjë ministri, me gjithë respektin për rojet e ministrave. Nuk është në natyrën time të sulmojë, por as nuk do të lejojë të më sulmojë askush”, tha ndër të tjera Beqa në Frontal.
LEXO EDHE:
/GazetaBlic/