Sporti

Ballkani bënë hap prapa në luftë për titull, Drenica mposht Llapin

05/06/2021 16:55
nga:E K

Ballkani ka dështuar të marrë pikë në takim ndaj Arbërisë.

Arbëria e ka befasuar skuadrën vendase duke e mposhtur me rezultat 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Për Arbërinë shënuan dy herë Bahtiri dhe një Llugiqi për t’ia siguruar fitoren mysafirëve.

Në anën tjetër në duelin Drenica – Llapi, pati një festival golash.

Drenica fitoi me rezultat 4-2 ndaj Llapit.

Me këtë rezultat Drenica shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e 6’të ndërsa Llapi me 39’të pikë ndodhet e 7’ta.

Kurse Ballkani ngelet mrapa në luftë për titull pasi është e 3’ta me 67 pikë, 5 më pak se Prishtina që ndodhet në vendin e parë në tabelë.

/GazetaBlic Sport/