Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza është duke mbajtur një konferencë për media.
Në paraqitjen para mediave ai ka hedhur akuza ndaj Qeverisë për vendimin që pagesën prej 11 milionë euro për shpenzimet e rrymës nga serbët e veriut, të kryhet me paratë e buxhetit të Kosovës, pra taksapaguesve kosovarë, përcjell GazetaBlic.
“E para, kjo pagesë nuk ka bazë ligjore, pasi KOSST është ndërmarrje publike. Kjo gjithashtu është shkelje e qeverisjes koorporative. Pra, sot, partia në pushtet, sot ka mbështetur një pagesë prej 11 milionë eurosh për katër komunat e veriut me paratë e qytetarëve të Kosovës, gjegjësisht parasë publike”, tha ndër të tjera Hamza.
LEXO EDHE:
Ky është kushti i opozitës për t’u kthyer në Kuvend!
/GazetaBlic/