Sipas Anfield Central, Liverpool-it i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Samuel Umtiti për vetëm 6 milion £ (8 milion dollarë).
Barca kërkon të ndahet nga mbrojtësi dhe synon transferimin e një futbollisti tjetër për këtë pozitë, përcjell GazetaBlic.
Barcelona po kërkon të ndahet me futbollistin në këtë verë, me skuadrat e njohura të Premier League që janë shumë të itneresuara për të.
Megjithatë, thuhet se Liverpool është shumë pranë marrëveshjes me të dhe se ai pritet që të jetë futbollist i kësaj skuadre për sezonin tjetër.
/GazetaBlic/


