Sporti

Antonio Conte dëshiron siguri nga Inter, mund të mos qëndrojë për sezonin e ardhshëm

05/06/2021 13:06
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Interit, Antonio Conte thuhet se dëshiron garanci nga drejtuesit e klubit përpara sezonit të ardhshëm.

Trajneri ka qenë i interesuar për të ardhmen e tij në Giuseppe Meazza, edhe nëse kontrata e tij skadon në Qershor 2022, përcjell GazetaBlic.

Ish tekniku i Juventusit i dha fund dominimit të Bianconerëve në Itali duke ndihmuar Interin të fitojnë titullin e tyre të parë pas 11 vitevem, por raportet në Itali pretendojnë se Conte mund të mos qëndrojë për sezonin e ardhshëm.

Trajneri tha se do të vendosë për të ardhmen e tij kur të vijë koha e duhur: “Le ta shijojmë këtë moment, do të ketë kohë për të biseduar së bashku, me Presidentin dhe  drejtuesit, për të zgjedhur rrugën për Interin.”

Është e qartë se heqja dorë nga 13.5 milion euro në sezon do të ishte një goditje shumë e rëndë për Conten, por trajneri dëshiron të kuptojë qartë planin dhe strategjitë për të ardhmen e klubit dhe mbi të gjitha nga pronarët, tani që Scudetto ka ardhur.

/GazetaBlic/