Gjatë seancës së Kuvendit, pati tentim të përleshjes fizike mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike, shkruan Gazeta Blic.
E gjithë ngjarja ndodhi pasi deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, teksa dilte nga seanca, komunikoi me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili u ngrit në këmbë duke u afruar tek Krasniqi dhe deputetët tjerë të PDK-së.
Pastaj, shihet komunikimi verbal mes Krasniqit, Pecit dhe Gërvallës.
Aty u afruan edhe deputetët tjerë të dyja partive dhe ministra të qeverisë aktuale.
Për më shumë ndiqeni videon:


