Lajme

Donika Gërvalla i kundërpërgjigjet opozitës: Ju e formuat Gjykatën Speciale, ju jeni përgjegjës pse prijësit tuaj janë në Hagë

05/06/2021 11:17
nga:Gazeta Blic

Gjykata Speciale nuk është e instaluar nga Serbia, por është e instaluar nga ju.

Kështu ka deklaruar ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në seancën e Kuvendit.

“Ju nuk keni ndërmarrë asgjë për gjykimin dhe dënimin e krimeve të pasluftës, por jeni munduar që të evitoni gjykimin e këtyre krimeve”, tha ajo në Kuvend, raporton Gazeta Blic.

Ministrja e Jashtme tha se Gjykatën Speciale e keni votuar Ju, dhe ajo nuk ka pikur nga qielli.

“Ky koalicion nuk e ka votuar Gjykatën Speciale. Ju jeni përgjegjës, që prijësit tuaj janë në Hagë”, tha ajo.

Gërvalla ka kërkuar nga opozita që mos t’i mashtrojnë votuesit.

Ajo ka akuzuar PDK-në si instaluese e sistemit të korrupsionit në Kosovë.

A është dëshmitare e Gjyaktës Speciale?! Përgjigjet Donika Gërvalla