Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i është përgjigjur Besnik Tahirit në lidhje me vaksinat anti- covid, raporton Gazeta Blic.
Ai i është kundërpërgjigjur Besnik Tahirit, duke i thënë se pse nuk i bleu vaksinat Qeveria Hoti.
“Ju keni qenë zëvendëskryeministër. Ju e dini që shumë vende kanë nisur vaksinimin edhe më herët. Pse nuk i keni siguruar vaksinat”, tha ai.
Ai ka premtuar se vaksinat do të vijnë në muajin maj.
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga ana e Besnik Tahirit.
Ai tha se AAK e mbështet Qeverinë në blerjen e vaksinave.
Besnik Tahiri i drejtohet Albin Kurtit: Jeni qeveria më e dobët ndonjëherë e Kosovës