Sporti

Lajm i mirë për tifozët e futbollit: Finalje e Ligës së Kampionëve do të luhet me tifozë

05/06/2021 10:59
nga:L J

Chelsea dhe Manchester City kanë siguruar finalen e Ligës së Kampionëve.

Chelsea ka eliminuar Real Madridin në gjysmëfinale, kurse Manchester City eliminoi ekipin e PSG’së, shkruan GazetaBlic Sport.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet me 29 maj të këtij viti në Stamboll në “Ataturk”.

Sky Sports News raporton se UEFA shpreson të sigurojë të paktën 4,000 bileta për tifozët e secilit prej finalistëve të Ligës së Kampionëve.

“Finalja e UEFA Champions League do të zhvillohet në Stamboll më 29 maj me një numër të kufizuar shikuesish dhe ne jemi të sigurt se mbyllja e përkohshme e cila është në fuqi deri më 17 maj nuk duhet të ketë ndonjë ndikim në ndeshje,” shkruhet në deklaratë e UEFA.

“UEFA vazhdon të punojë ngushtë me Federatën Turke të Futbollit dhe autoritetet lokale dhe kombëtare për të organizuar ndeshjen në mënyrë të sigurt”.

/GazetaBlic Sport