Sporti

Ndeshje “jetike” për Drenicën, nëse fiton ndaj Llapit mund të “fluturojë” në tabelë

05/06/2021 10:46
nga:L J

Skuadra e Drenicës sot takohet me Llapin.

Drenica dhe Llapi luajnë sot me fillim nga ora 15:00 në kuadër të xhiros së 33’të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky ballafaqim do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Skuadra e Drenicës kërkon të vazhdojë formën e mirë – pas triumfit ndaj Ballkanit në xhiron e kaluar.

Lojtarët e Sami Sermaxhajt synojnë fitoren që të ngjiten në  tabelë dhe të largohen edhe më shumë nga zona e rënies.

Në rast të fitores, Drenica do të shkonte në kuotën e 41 pikëve, ku do të tejkalonte Llapin dhe do të ngjitej në vendin e pestë në tabelë.

/GazetaBlic Sport