Sporti

Thomas Thuchel regjistron një rekord të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve

05/05/2021 23:57
nga:Mergim Rreci

Chelsea ka siguruar finalen e madhe, duke mposhtur skuadrën spanjolle, me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic.

Timo Werner dhe Mason Mount shënuan dy golat e mëdha të fitores në ndeshjen e sontme, pasi që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 1.

Tashmë kemi të siguruar një finale të madhe angleze në mes Chelseas dhe Manchester Cityt.

Thomas Tuchel është trajneri i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që arrin një finale në dy sezone rresht me dy klube të ndryshme.

Ai ishte në finalen e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar me PSG, kurse këtë vit arriti që me skuadrën e Chelseas të jetë në finale për herë të dytë radhazi.

/GazetaBlic/