Andrea Pirlo nuk po kalon një sezon të mirë si trajner i Juventusit.
Tekniku italian ka dështuar në garën për titullin kampion dhe rrezikon seriozisht edhe kalimin në Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic.
Juventusi nuk ka arritur të gjejë një identitet nën urdhërat e tij dhe kjo nuk është për t’u habitur duke marrë parasysh se ai përdori 34 formacione të ndryshme në sezonin e tij debutues.
Duket se ka krijuar konfuzion, pasi La Gazzetta dello Sport analizoi 34 ndeshjet e tij në Serie A në krye.
Asnjëherë ai nuk vendosi të njëjtët lojtarë në formacionin e skuadrës së tij.
Shumë prej tyre kishin disa role të ndryshme, të tilla si Danilo në mbrojtësin e djathtë, mbrojtësin e majtë, një mbrojtës qendror apo edhe herë pas here si mesfushor.
/GazetaBlic/


