Sezoni 2021-22 Serie A pritet të fillojë në 22 gusht, duke përfunduar më 22 maj 2022.
Datat u caktuan në takimin e kësaj pasdite në Lega, edhe pse duhet të ratifikohet nga Federata e Futbollit të Italisë, shkruan GazetaBlic.
Turneu do të fillojë në fundjavën e 22 gushtit 2021.
Euro 2020 pritet të përmbyllet më 11 korrik, kështu që kjo siguron shumë pak kohë për të përgatitur sezonin tjetër.
Ndërkohë, Lega Serie A gjithashtu i ka kërkuar FIGC që të rrisë numrin e ekipeve të ligës së ekipit të të rinjve Primavera nga 16 aktual në 18.
/GazetaBlic/


