Lajme

Presidenti i Këshillit Evropian uron Presidenten Osmani dhe premton mbështetje për Kosovën

05/05/2021 18:42
nga:Q R

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër nga ana e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, me të cilën ai e ka uruar për detyrën, duke i dëshiruar sukses në punën e mëtejme.

Në letrën e tij, Presidenti Michel ka theksuar se është në interes të KE-së që ta shoh Kosovën duke përparuar në rrugën e saj evropiane. Ai ka premtuar mbështetje për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Në këtë kontekst, z. Michel ka përmendur se BE-ja ka dyfishuar mbështetjen për rimëkëmbjen ekonomike, integrimin e Ballkanit Perëndimor e posaçërisht luftimin e pandemisë Covid-19 nëpërmjet Planit Ekonomik dhe Investues për këtë rajon të miratuar në tetorin e 2020-s.

LEXO EDHE:

 

Hoti: Çështja e dialogut është obligim – opsion i vetëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi