Sporti

KB Ponte reagon ashpër pas vendimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

05/05/2021 19:01
nga:L J

Ndeshja mes KB Pontes dhe KB Pejës u përcoll me incidente ditën e djeshme.

Para përfundimit të takimit pati një konflikt mes lojtarëve të të dyja skuadrave, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas kësaj ngjarje, Federata e Basketbollit të Kosovës, ka marrë vendim që fitorja t’i takojë, KB Pejës me rezultat zyrtar 20:0.

E sipas KB Pontes, ky vendim ka qenë tendencioz nga ana e komesarit të garave të FBK-së.

“Regjistrimi i rezultatit zyrtar 20:0 në favor të KB Peja nga ana e Komesarit të garave Kurshumliu është tendencioz, dhe i një anshëm dhe pa asnjë bazë e argument!”

Vendimi si duket paska qenë i gatuar nga ai sa që hala pa filluar dita mirë e servoi atë në faqen zyrtare të FBK -së.”, shkruan KB Ponte në Facebook.

KB Ponte është gjobitur edhe me 6000 euro pas kësaj ngjarje.

“Klubi jonë është gjobitur me afro 6000€, dhe këtu ju konfirmojmë që jemi klubi ndoshta më i përpiktë për kryerjen e obligimeve. Nga arka e klubit nuk do paguajmë asnjë cent për këto dënime deri sa nuk do kemi transparencë se sa të holla kanë borgje skuadrat tjera”.

KB Ponte e përmbyll duke thënë se ata nuk do të lejojnë që një njeri t’a hedh poshtë mundin e lojtarëve dhe sponzorëve.

Ja reagimi i plotë i KB Pontes: