Sporti

Prishtina shumë pranë titullit, reagojnë “Plisat”

05/05/2021 17:47
nga:Gazeta Blic

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Prishtina triumfoi bindshëm ndaj Besës me rezultat 0 me 3, shkruan GazetaBlic.

Besnik Krasniqi realizoi golin e parë në këtë takim, kurse Otto John shënoi dy gola të tjerë.

Kjo fitore i ka gëzuar shumë edhe tifozët e kësaj skuadre, “Plisat”.

Ata kanë reaguar nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

“Djelmoshat bardh e kaltër vazhduan sot me sukses rrugëtimin drejt titullit kampion, ku sot shënuan fitore në Pejë kundër Kf Besës me rezultat 3:0!
Kanë mbetur edhe 3 ndeshje , 3 finale drejt titullit kampion, së bashku i’a dalim.
Forca PRISHTINË, ti je KAMPIONE“.

/GazetaBlic/