Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Derbi i Anamoravës ka përfunduar me rezultat 1 me 1, shkruan GazetaBlic.
Gjilani dhe Drita zhvilluan një ndeshje të rivalizuar deri në minutat e fundit, por ky takim nuk prodhoi asnjë fitues.
Fiton Hajdari realizoi golin e parë në këtë takim, kurse Esosa Priestley barazoi shifrat dhe njëkohësisht vendosi rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Pas ndeshjes është prononcuar edhe trajneri i skuadrës së Gjilanit, Ismet Munishi.
“Ishte një ndeshje e mirë dhe na e mundësoi edhe fusha këtë gjë. Për neve ishte me rëndësi që të mos humbin në këtë ndeshje, sepse kemi pasur shumë mungesa. Ju kemi premtuar tifozëve që do të luajmë me intersim maksimal në këtë ndeshje. Për mua kjo është një mini-fitore për me i tregu opinionit të gjerë se kush është “Baba”. Jam i kënaqur me të gjithë futbollistët për angazhimin e tyre” tha Munishi.
/GazetaBlic/


