Sporti

Minuta e 50’të, këto janë rezultatet në ndeshjet e Superligës

05/05/2021 16:08
nga:Mergim Rreci

Po zhvillohen pjesët e dyta në ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Derbi i “Anamoravës” mes Gjilanit dhe Dritës po vazhdon të luhet rezultatin 1:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e parë dhe të vetëm deri më tash e shënoi futbollisti i Gjilanit, Fiton Hajdari, pas 20 minutave lojë.

Ndërkohë, Prishtina po triumfon ndaj Besës me rezultatin minimal 0:1.

Golin e vetëm deri tani në këtë duel e ka shënuar, Besnik Krasniqi.

Në ndeshjen Feronikeli – Trepça 89′ nuk ka gola.

/GazetaBlic/