Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se këtë të premte do të votohet programi i Qeverisë Kurti.
Haxhiu gjatë diskutimit të organizuar nga Lëvizja FOL, tha se pas miratimit të programit në qeveri i njëjti do të diskutohet edhe në Kuvend.
“Të premten pritet të votohet programi dhe më pas për diskutim në Kuvend”, tha ajo.
Kjo qeveri është kritikuar në vazhdimësi për mosprezantimin e programit të qeverisë.