Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit, ka nderuar të rënët për liri në Pejë.
Haradinaj në fjalën e tij të rastit tha se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çdo përpjekje për me i dhanë dimensione të tjera luftës ka me dështu.
“Si pjestarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çdoherë jam i nderuar kur nderoj të rënët për liri, 184 dëshmorët e komunës së Pejës. Sa herë që jemi para vendeve ku pushojnë të rënët për liri ose shtatoreve dedikuar tyre, u japin përparësi fëmijëve të dëshmorëve, shoqatave të dala nga lufta, familjarëve të tyre, duke i’u thënë çdo herë faleminderit i dhatë Kosovës bijtë dhe bijat e juaja. Lufta për Çlirimin e Kosovës ishte e nevojshme, e pashmangshme, luftë kundër një regjimi të egër të Millosheviqit. Ishte e drejtë si luftë, pranohet në të drejtën ndërkombëtare vetmbrojtja kur ndjehesh i rrezikuar nga shfarosja, pra nga gjenocidi i Serbisë. Të gjitha përpjekjet që bëhen me i dhanë dimensione të tjera luftës për Çlirimin e Kosovës , kanë me dështu dhe kanë dështu” tha Haradinaj raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
5 MAJI – DITA E DESHMORËVE TË KOMBIT SHQIPTAR
Fjalë rasti në Pejë, pas nderimit për Dëshmorët. Lavdi!


