Sporti

Dhuna në ndeshjen Ponte – Peja, vjen reagimi i KOK’ut

05/05/2021 09:56
nga:L J

Ndeshja gjysmëfinale e “Play Offit” mes Ponte Prizrenit dhe KB Pejës në basketboll u ndërpre dje, shkaku i dhunës së ushtruar gjatë ndeshjes.

Ndeshja u ndërpre, ndërsa sot pritet vendimi i FBK’së në lidhje me këtë, shkruan GazetaBlic Sport.

Reagimet ishin të shumta, duke filluar nga klubet, e deri tek Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku.

Para pak çastesh, në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, ku thonë se dënojnë ashpër dhunën në sport.

Më poshtë njoftimi i plotë:

“Reagim i KOK-ut për dhunën e shfaqur në basketboll
Komiteti Olimpik i Kosovës ka ndjekur me shqetësim të madh dhunën në ndeshjen e basketbollit ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës, e vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off-it.
KOK dënon ashpër dhunën e shfaqur, e cila më së paku i është dashur basketbollit dhe sportit në përgjithësi.
Për KOK-un, ajo që ndodhi mbrëmë në Prizren dhe javë më parë në ndeshje të futbollit, është e papranueshme dhe e patolerueshme.
KOK kërkon nga organet përgjegjëse të veprojnë konform rregulloreve të tyre, derisa inkurajon Këshillin Kombëtar për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport, të marrë masat e duhura ndaj atyre që shkaktuan incidentin”, shkruhet në reagimin e KOK’ut.

/GazetaBlic Sport