Sporti

Wenger tregon arsyet pse Manchester City eliminoi me lehtësi PSG’në në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

05/05/2021 09:19
nga:L J

PSG luajti mirë ndaj Manchester Cityt – por pagoi shtrenjtë për dobësitë e tyre në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, sipas Arsene Wenger, ish-trajnerit të Arsenalit, i cili kritikon mbrojtjen e parisienëve.

“Gjërat e njëjta u përsëritën në ndeshjen e parë dhe të dytë”, analizon ish-trajneri i Arsenalit, tani një analist në beIN Sports.

“E tëra që mund të themi është se PSG ka luajtur mirë, tregoi cilësi të mira në disa aspekte në lojë, por u kap dy herë në kundërsulme. Një herë me portierin në fillim dhe përsëri në golin e dytë.”

“Në këto momente, mbrojtja e PSG’së nuk është mjaft e mirë për të fituar Ligën e Kampionëve”, ai vazhdon.

“Ata kanë potencial të madh, por këtu duhet të bëjnë korrigjime. Përqendrimi, qetësia dhe kontrolli. Ju nuk mund të injoroni që ata i përfunduan të dy ndeshjet me 10 lojtarë. Ata duhet të përmirësojnë disiplinën kur gjërat nuk shkojnë mirë. Kjo është një pjesë e rëndësishme.”

“Gjithashtu, nuk më pëlqen se si u soll Fernandinho në lojë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport