Sporti

KB Ponte e quajnë Dardan Berishën ish reprezantues polak

05/04/2021 19:00
nga:L J

Fundi i pjesës së parë në ndeshjen KB Ponte – KB Peja nuk ka shkuar mirë.

Klubi pejan ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se disa anëtarë të ekipit janë lënduar, pas përleshjes me tifozë të Pontes, shkruan GazetaBlic Sport.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar KB Ponte përmes një postimi në Facebook.

Ata kanë fajësuar lojtarët e Pejës për ofendime ndaj lojtarëve dhe stafin teknik të ekipit të tyre.

“Ngjarje jo e këndshme në ndeshjen e 5 të gjysëmfinales së playoffit.
Fund qerekut të dytë ish reprezentuesi Polak, gjatë gjithë kohës duke provokuar dhe ofenduar në mënyrën më të rënd jo vetëm bankën por edhe gjyqtarin Mumini i cili nuk pat autoritet që ta jep edhe teknikën e dytë, si pasojë e kësaj lojtarët Pejanë konkretisht Brandon ëalters sulmoi lojtarin Leurit Morina (të mitur) 17 vjeq”, shkruan në komunikatën e klubit.

Më tutje ata kanë fajësuar edhe Faton Kurshumliun, i cili sipas tyre ka bërë delegim katastrofik të gjyqtarëve.

“Kjo erdhi në saje të neglizhencës të Komesarit garave Faton Kurshumliu i cili me delegim karastrofik të gjyqtarëve e solli fatin deri te përleshja. Të lënduarit kanë hapur rast dhe kanë marrë trajtimin nga emergjenca dhe është hapur rasti në polici. Kryesia e klubit tani do merr vendim për hapat e mëtutjeshëm”.
Ja deklarata e plotë e KB Pontes:


/GazetaBlic Sport/