Roma sot ka zyrtarizuar trajnerin e ri të tyre.
Postin e drejtuesit të klubit italian, Roma, e ka marrë portugezi, Jose Mourinho, shkruan GazetaBlic Sport.
Pasi mori detyrën e re si trajner i Romës, Mourinho është deklaruar për media, ai ka shprehur falenderimin e tij për pronarët e Romës që i besuan atij detyrën që ta udhëheqë klubin nga kryeqyteti i Italisë.
“Falënderoj familjen Friedkin që më zgjodhën mua për të drejtuar këtë klub të shkëlqyeshëm dhe për t’u bërë pjesë e vizionit të tyre. Pas takimit me pronarët dhe Tiago Pinto, menjëherë kuptova se sa e madhe është ambicia e këtij klubi. Ky lloj i impulsivitetit më ka tërhequr gjithmonë mua. Sëbashku ne duam të ndërtojmë një rrugë drejtë suksesit në vitet e ardhshme. Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më bindi të pranoja punën dhe mezi pres të filloj sezonin e ardhshëm me Romën”, tha Mourinho.
/GazetaBlic Sport/


