Lirim Kastrati është heroi i Ujpestit.
Kastrati ka shënuar mbrëmë golin e fitores për ekipin e tij në finalen e Kupës së Hungarisë ndaj Fehervar, shkruan GazetaBlic Sport.
Futbollisti nga Kosova ka realizuar në pjesën e parë të kohës shtesë, më saktësisht pas 101 minutave lojë.
Kastrati thotë se është shumë i lumtur me këtë gol dhe me triumfin në Kupën e Hungarisë.
“Po, kam shënuar golin e fitores edhe jam shumë i kënaqur. Po hala ma i kënaqur për fitoren e Kupën, sepse si unë si klubi dhe Ujpest e meritojmë këtë kupë. Ndihem shumë mirë edhe krenar, ska gjë më të mirë”, tha fillimisht Kastrati për “GazetaBlic Sport”.
Në fund, ai theksoi se ky është goli më i rëndësishëm në karrierën e tij.
“Po, deri tani ky ka qenë goli më i mirë edhe më i rendësishëm në karrierën time”, përfundoi ai.
Vlen të potencohet se Lirim Kastrati ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të Ujpestit në këtë stinor.
/GazetaBlic Sport/