Sporti

Pochettino: Ende nuk kam vendosur nësë Mbappe do të startojë

05/03/2021 19:22
nga:L J

Manchester City do ta presë nesër PSG në kuadër të ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mbappe kishte marrë një lëndim dhe si pasojë nuk ishte i gatshëm për ndeshjen që zhvilloi PSG në Ligue 1, por megjithatë francezi do të jetë në dispozicion të Pochettinos për ndeshjen ndaj Cityt, shkruan GazetaBlic Sport.

““Mbappe do stërvitet në mënyrën e tij dhe pastaj do shohim nëse do jetë titullar ose jo. Nuk kemi vendosur nëse do jetë i gatshëm të luajë nesër”, tha Pochettino.

“Është e vështirë ta gjesh rrugën drejtë fitores për nesër, por gjëja më e rëndësishme është fitorja dhe të shënojmë dy gola, derisa City të mos shënojë”, përfundoi Pochettino.

Ndeshja do të zhvillohet në “Etihad Stadium” me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/