Chelsea do ta presë Real Madridin në kuadër të ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale Chelsea arriti të marrë një barazim në “Di Stefano” ndaj Real Madridit me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
UEFA ka caktuar gjyqtarin që do t’a ndajë drejtësinë në takimin kthyes në mes këtyre skuadrave.
Gjyqtari që do ta ndaj drejtësinë në këtë duel do të jetë italiani, Daniele Orsato.
Real Madrid ka luajtur 3 herë më parë në duele që ka gjykuar italiani, në këto takime ka arritur, dy fitore dhe një humbje.
/GazetaBlic Sport/


