UEFA njoftoi këtë të hënë se finalja e Europa League do të ketë tifozë. Njoftimi u konfirmua, pasi arriti një marrëveshje me autoritetet polake, që lejoi hapjen e dyerve në Gdansk.
Do të lejohen 25 % e kapacitetit të stadiumit që do të thotë se do të jenë prezent 9500 tifozë në finale, shkruan GazetaBlic Sport.
Çdo tifozë që do të udhëtojë për në Poloni do të jetë i detyruar të ketë testim negativ për COVID-19, ose prova që tashmë janë vaksinuar kundër koronavirusit.
Finalja e Europaligës do të jetë mes fituesëve të gjysmëfinaleve, Manchester United – Roma dhe Villareal – Arsenal.
/GazetaBlic Sport/


