Mbrojtësi i Manchester City, John Stones ka folur për ndeshjen e kthimit ndaj PSG në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Manchester City ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj PSG në udhëtim me rezultat 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Para takimit të nesërm ka folur qendërmbrojtësi, Stones i cili ka thënë se as nuk do të mendoj rreth humbjes.
“Ne jemi shumë të sigurtë. Është një rast i shkëlqyeshëm për ne, për lojtarët dhe për klubin. Është një mundësi e shkëlqyer për arritur në finale. Ne duhet të shkojmë në lojë ashtu si bëmë në pjesën e dytë të ndeshjes së parë. Jam i ngazëllyer dhe i sigurtë për këtë sfidë”, tha fillimish Stones.
“As nuk dua të mendoj për humbjen. Ne shkojmë në lojë për të fituar, ky ka qenë mendimi ynë për pesë vitet e fundit”, shtoi ai.
Ai më pas ka thënë se përballja me dy nga sulmuesit më të mirë në botë si, Neymar dhe Mbappe nuk është asnjëherë e lehtë.
“Por është gjithashtu emocionuese për mbrojtësit kur ke kundërshtarë të tillë. Ne do të përpiqemi t’i ndalojmë ata siç bëmë në pjesën e dytë të ndeshjes së parë. Ne duhet të ndalojmë të gjithë ekipin, jo vetëm ata të dy”, përfundoi anglezi.
/GazetaBlic Sport/


