Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, tha se ata kanë qenë duke pritur për këtë moment për shumë vite.
Guardiola beson se ndeshja ndaj PSG’së është mjaft e rëndësishme dhe ata e kanë pritur këtë ballafaqim për një kohë të gjatë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne jemi të privilegjuar ta jetojmë këtë, të jemi këtu. Për shumë prej nesh është hera e parë këtu dhe ne do të përpiqemi të bëjmë një punë të mirë dhe të fitojmë ndeshjen. Unë e di për çfarë po luajmë. Unë nuk kam pse ua kujtoj këtë, të gjithë e dinë sa e rëndësishme është kjo. Ne e kemi pritur këtë moment për shumë vite”, tha Guardiola.
“Tani kemi arritur në një moment të mirë. Ne filluam me një avantazh të vogël. Ne do të luajmë për të fituar ndeshjen. E di që nesër në momentet e këqija do të dimë se si reagojmë. Ne e dimë se çfarë të bëjmë për të arritur në finale”, përfundoi ai.
Vlen të theksohet se Manchester City ka fituar ndaj PSG’së me rezultatin 1-2 në ndeshjen e parë.
/GazetaBlic Sport


