Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar pas lajmeve që po qarkullojnë se disa liderë shtetesh europianë kanë ofruar garanci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, që po mbahen në Hagë, shkruan Gazeta Blic.
Gjoshi thotë se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, i kanë shti veshtë në lesh dhe nuk guxojnë dy fjalë t’i thonë, se nuk bëhet fjalë të garantojnë.
Sipas tij, historia t’i hedhë në koshin e plehrave.
Shkrimi i plotë nga Betim Gjoshi:
Qe disa ditë kanë dalë lajme se shumë liderë shtetesh evropiane kanë ofruar garanci për lirimin e drejtuesve të UÇK-së.
Dy njerëz në Kosovë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i kanë shti veshtë në lesh dhe nuk guxojnë dy fjalë t’i thonë, se nuk bëhet fjalë të garantojnë.
Historia do t’iu hedhë në koshin e plehrave.


