Sporti

Rahoveci triumfon ndaj Yllit, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e pestë

05/02/2021 22:12
nga:L J

KB Rahoveci ka triumfuar ndaj Goldean Eagle Ylli në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të “Play Offit”.

KB Rahoveci ka fituar në udhëtim ndaj Yllit me rezultatin 65-68, shkruan GazetaBlic Sport.

Rahoveci gjatë tërë takimit ishte në avantazh dhe nuk lejoi Yllin të fitoj duelin dhe të kalojë në finale.

Ed Daniel ishte në top formë në këtë ndeshje dhe forma e tij optimale i siguroi edhe fitoren KB Rahovecit.

Daniel ka shënuar 23 pikë, 19 kërcime dhe 2 asistime.

Finalisti tani do të vendoset në ndeshjen e pestë që do të zhvillohet në Rahovec.

/GazetaBlic Sport