Mesfushori i Prishtinës në futboll, Qëndrim Zyba thotë se ka punuar shumë që të zë një vend në formacionin e skuadrës nga kryeqyteti.
Ekipi i Zybës, FC Prishtina sot ka fituar vendin e parë në tabelë – pas fitores ndaj Llapit me rezultatin 1-3 dhe humbjes së Ballkanit në Skenderaj ndaj Drenicës, shkruan GazetaBlic Sport.
Zyba thotë se gjithçka arrihet me punë, ndërsa falënderon edhe bashkëlojtarët për ndihmën gjatë gjithë edicionit.
“Gjithçka arrihet me punë, më kanë ndihmuar shumë bashkëlojtarët, më kanë përkrah shumë. Të luash titullar në Prishtinë, duhet të bësh punë të madhe në skuadër, shpresojë të mos ndalemi me kaq, të vazhdojmë me shumë suksese të tjera”, tha fillimisht Qëndrim Zyba në “Arena Sportive”.
/GazetaBlic Sport


