Premier League gjithashtu ka lëshuar një deklaratë në lidhje me shtyrjen e lojës Manchester United – Liverpool, shkaku i protestave të mëdha të tifozëve të United, në lidhje me kryesinë e klubit të tyre.
“Ky është një vendim kolektiv nga policia, të dy klubet, Premier League dhe autoritetet lokale. Siguria e të gjithëve në Old Trafford mbetet e një rëndësie të madhe. Ne e kuptojmë dhe respektojmë protestën, por dënojmë të gjitha aktet e dhunës, dëmtimin kriminal dhe shkeljet, veçanërisht duke pasur parasysh shkeljet e shoqëruara të Covid-19.”
“Tifozët kanë shumë kanale me të cilat bëjnë të ditur pikëpamjet e tyre, por veprimet e një pakice të parë sot nuk kanë justifikim. Ne përgëzojmë policinë dhe administratorët të cilët duhej të përballeshin me një situatë të rrezikshme që nuk duhet të kishte vend në futboll. Data e ndeshjes do të bëhet publike në kohën e duhur”, shkruhet në komunikatë.
/GazetaBlic Sport
LAJMI I FUNDIT: Ky është vendimi përfundimtar për derbin Man Utd – Liverpool


