Pasi është mbyllur xhiro e 32-të, ku kemi një lider të ri, Prishtinën, tashmë klubet dhe tifozët kanë filluar të mendojnë për xhiron e 33-të.
Në mesjavë na pret derbi lokal më i madh në vend, ku Gjilani është nikoqirë i Dritës.
Një ndeshje shumë e rëndësishme për Dritë, që kërkon fitore dhe kthim në pozitën e parë.
Në anën tjetër Ballkani do të pres Arbërinë, ndërsa Prishtina do të jetë mysafir i Besës.
Në ndeshjet e mbijetesës, Feronikeli e pret Trepçën ’89, ndërsa Drenica do t’i bëjë konak Llapit.



