Fansat e Manchester United kanë filluar protestën e tyre para ndeshjes derbi me Liverpoolin.
Ndeshja është shtyer si pasojë e këtyre protestave për një kohë të pacaktuar, shkruan GazetaBlic Sport.
Fansat e Manchester United, po protestojnë për pakënaqësitë e tyre drejtuar pronarëve të ekipit të tyre, duke kërkuar që pronarët ta shesin klubin te pronarë të rinj.
Sipas raportimeve të Sky Sport, fansat e Unitedit janë përplasur me forcat e rendit duke bërë që situata të eskaloj edhe më shumë.
Ende nuk ka vendim për rifillimin e derbit më të madh anglez.

/GazetaBlic Sport/


