Sporti

Juventusi, ekipi i parë që e uron Interin për titullin e fituar

05/02/2021 17:52
nga:L J

Skuadra e Juventus është skuadra e parë italiane që ka uruar rivalin për titullin e fituar.

Juventus me anë të një reagimi në Twitter ka uruar kampionët e ri të Italisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Juventus ishte kampioni paraprak italian, megjithatë ata kanë uruar Interin edhe pse skuadra nga Milan, i rrëzoi nga titulli kampion.

Në reagimin e tyre në Twitter, shkruhet: “Punë e mirë nga Inter, urime për titullin kampion të edicionit 2020/21”.

/GazetaBlic Sport