Sporti

Drenica – Ballkani, forma e dy skuadrave në 5 ndeshjet e fundit

05/02/2021 13:38
nga:Mergim Rreci

Drenica dhe Ballkani do të përballen sot në Superligën e Kosovës.

Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me dy skuadrat që janë të imponuara për fitore, shkruan GazetaBlic.

Drenica ka nevojë të madhe për tre pikë për shkak se është nën rrezikun e madh për tu larguar nga Superliga, kurse Ballkani synon fitore për rrugën drejt titullit kampion.

Skuadra nga Skenderaj ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit kampionale.

Ndërsa, skuadra nga Suhareka ka një humbje dhe katër fitore radhazi në pesë ndeshjet e fundit në elitën e futbollit kosovar.