Sporti

Zidane jep detaje për lëndimin e Varane, pritet të luajë kundër Chelseas në Ligën e Kampionëve

05/02/2021 12:36
nga:Mergim Rreci

Zinedine Zidane ishte i lumtur pas fitores 2-0 të Real Madrid ndaj Osasuna të shtunën.

Raphael Varane u detyrua të pushojë në pjesën e parë me shqetësime në këmbën e tij të djathtë, por Los Blancos u mblodhën dhe kaluan rrjedhën e ndeshjes me dy gola në pjesën e dytë, shkruan GazetaBlic.

Zidane, megjithatë tha se shpreson se lëndimi i Varane është diçka e vogël.

“Shpresoj se është diçka e vogël, por nuk mund t’ju them,” tha Zidane në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Varane thotë se është një gjë e vogël dhe shpresoj se është ashtu” përfundoi Zidane.

Kujtjojmë që Real Madrid e zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Chelseas të martën dhe Varane pritet të jetë në atë takim.

/GazetaBlic/