Sporti

Zidane: Ne do të bëjmë çdo gjë për ta arritur titullin

05/02/2021 11:25
nga:Mergim Rreci

Zinedine Zidane ishte i lumtur pas fitores 2-0 të Real Madrid ndaj Osasuna të shtunën.

Raphael Varane u detyrua të pushojë në pjesën e parë me shqetësime në këmbën e tij të djathtë, por Los Blancos u mblodhën dhe kaluan rrjedhën e ndeshjes me dy gola në pjesën e dytë, shkruan GazetaBlic.

Zidane, megjithatëz tha se shpreson se lëndimi i Varane është diçka e vogël.

“Shpresoj se është diçka e vogël, por nuk mund t’ju them,” tha Zidane në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Varane thotë se është një gjë e vogël dhe shpresoj se është.

“Shumë gjëra na kanë ndodhur, por sot kemi tre pikë të tjera dhe do të luftojmë deri në fund. Ne mundemi.

“Unë nuk jam duke thënë se ne do të fitojmë gjithçka, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të përpiqemi të fitojmë.”

/GazetaBlic/